Tuesday, April 23, 2024

(Intervista) Trajnerët Martini dhe Çela flasin pas ndeshjes Teuta 1-0 Kastrioti

Lexo

Teuta fitoi 1-0 ndaj Kastriotit në “Niko Dovana” duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Pas ndeshjes, trajneri Edi Martini u shpreh:

“Jam i lumtur sepse çunat dhanë maksimumin edhe pse kishim sstres sepse duhej fitore. Ishte ndeshje e ngarkuar dhe duhej mbyllur më parë se kishim shumë raste. U tremba sepse futbolli është i poshtër pasi Kastrioti kishte shanse

Kur erdha te Teuta e gjeta në vendin e fundit dhe kam pasur 8 pikë. Mendohej mos me rënë nga kategoria dhe ishte objektiv. E arritëm shpejt dhe kjo më motivon për të parë para. Europa ishte tabu kur erdha por djemtë kanë dhënë shpirtin në fushë dhe do të luftojmë deri në fund. E dimë që kemi dy ndeshje të vështira. Do bëjmë çmos të fitojmë Egnatian”, tha Martini për “Oversport”.

Trajner i Kastriotit, Emiliano Çela, ka folur pas humbjes 1-0 ndaj Teutës:

“Po bëj një analizë të shpejtë. Të dyja ekipit vinin në 3-5-2. U bë një ndeshje e bukur. Teuta do të shkojë në Europë. Ndërsa ne donim pikë dhe më pas shpresonim për të mos rënë nga kategoria. Pësuam një gol nga pakujdesia. Kam dyshime se mund të ishte pozicion jashtë loje. Ekipi gjeti ekuilibrat. Nuk ishte e shkruar të shënonim një gol. Jam i kënaqur me gjithë çunat për atë që kanë dhënë. Shpresoj që edhe klubi në kategori të Parë të bëjë një riorganizim me stadiumin dhe fushat stërvitore. Duhet që Kastrioti të ketë një shtëpi dhe më pas të bëhet faktor në Superiore.

E ardhmja? Kam pasur dëshirë nga disa ekipe për t’u bërë pjesë e tyre. Të them të drejtën më ka interesuar një projekt ambicioz. Por, nuk dua të zgjas shumë dhe të respektoj klubin dhe lojtarët e mi. Dua maksimumin në këto dy ndeshje dhe më pas të shohim sido që të jetë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img