Egnatia fitoi bindshëm 3-0 në shtëpi ndaj Dinamos në ndeshjen e javës së 8-të të Superiores. Pas kësaj sfide, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shpreh për MCN TV:
“Besoj se ishte një ndeshje e përgatitur mirë, sigurisht kishim mungesën e kapitenit Dwamena, por të gjithë lojtarët dhanë maksimumin. Ishte një ndeshje që nisi pak vrullshëm, kishim momentet tona të këqija. Perla e Zejnullait i vuri kapak çdo gjëje. Mendoj se na shkoj mirë edhe pse Dinamo ishte me 10 lojtarë.
E prisnit kaq të lehtë? E prisnit kaq dobët Dinamon? Ideja është që ekipi shkoi drejt asaj që kërkova unë dhe ajo që kërkova unë. Janë këto ndeshjet e ngjeshme, lodhja ndikon tek skuadra. Dinamon nuk e prisja kaq mbrojtëse, por megjithatë ato janë filozofi të trajnerit kundërshtar, për mua kanë rëndësi 3 pikët. E vetmja gjë që më gëzon sot janë lojtarët që janë kthyer. Nuk do të më dhembi më koka se kush do të jetë sot në fushë.
Dwamena? Dwamena ka marrë një goditje ndeshjen me Vllazninë, por ditët e ngjeshura e kishte të pamundur dhe ne e pamë të arsyeshme ta linim pushim që të rikuperohet tamam.
Cila humbje të ka mbetur peng deri më tani? Ndeshja me Teutën…Nuk kishte raste Teuta për ta fituar ndeshjen, por ky është futbollit, për një gabim mund të ndodhë. Goli i Zejnullait ishte perlë sepse i ka bërë në stërvitje, dhe më tha “Do më lësh një faull”? dhe i thashë “PO, në momentin që do të ketë faull do ta gjuash ti.”
Nga ana tjetër, Dinamo u rikthehet humbjeve. Pas humbjes ndaj Egnatias, trajneri i dinamovitëve, Luigi Di Biagio, u shpreh për e MCN TV:
“Nuk jam i kënaqur me lojën që zhvilluam sot dhe mendoj se e merituam humbjen. Deri ne 1-0 ndeshja jonë ishte në rend por nuk kemi bërë lojë të mirë ofensive. Mendova që nga agresiviteti i lojësi ishim në rritje, por nuk ishte ashtu. Duke parë vlerat e ekipeve në fushë mendoj se ata e merituan fitoren. Pak mund të them për ndeshjen, por ne duhet të punojmë.
Kaq të thjeshtë e prisje humbjen dhe ku mendon se çaluat më shumë? Deri tek 1-0 ishim mirë në mënyrën e agresivitetit, por pastaj çaluam. Ka pak për të thënë, por duhet të punojmë. Duke krahasuar me dy ndeshjet e fundit ku morëm rezultat pozitiv, skuadra bëri një hap mbrapa. Shpresoj që me ndalesen e kombëtareve të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar.
Pritshmëritë e trajnerit përsa i përket Krasniqit dhe Mesës? Nuk është problemi i një individi apo dy individëve, është problemi i gjithë skuadrës. Mesa bëri mirë, Krasniqi mund të bëntë më shumë, duke filluar nga unë.
Sot keni bërë dy zëvendësime që kundërshton teoritë e trejningut, i bëtë zëvendësimet për të dhënë shembull apo se ashtu i patë teknikisht?Ishte një zëvendësim që e bëra për të dhënë diçka në aspektin ofensiv. Më pas kur ngelëm me 10 lojtarë mu desh të hiqja një lojtar ofensiv. Zgjodha të hiqja Vilën në vend të Kaçorrit pasi po të luanim me topa të lartë, Kaçorri mund të na jepte diçka më shumë. Duke parë mungesat që kemi në mesfushë, Allmuçën që është lojtar krahu u detyrova ta vendosja në mesfushë. Edhe për djaloshin që debutoi sot, isha i detyruar ta hidhja në fushë për shkak të mungesave.
Di Biagio ka qenë me grintë si lojtar, por Dinamo ka 0 grintë…e vërtete apo jo? Në dy ndeshjet e mia të para skuadra ishte mirë. Edhe sot skuadra tregoi rritje, por duke parë mungesat si Andoni dhe Zabërgja. Duke mos patur gjithmonë të njëjtit lojtarë është vështirë të mbash të njejtën nivel agresiviteti.
Bilanci i pikëve jo ai që keni menduar. Çfarë mendon të ndryshosh për të përmirësuar gjendjen? Pikët janë pak, situata është kjo, por nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm që të punojmë. Sot kishte shumë gabime teknike si në fazën ofensive dhe difensive. Nëse gërshëtohen dëmtimet dhe skualifikimet je i detyruar për të ndryshuar gjithmonë.
Pozicioni i Lorran si mesfushor qendre është i duhuri sepse nuk po jep shumë, ai ka luajtur dy vite si mbrojtës i majtë dhe ka bërë mirë? Nuk kemi kë të fusim në fushë. Nëse nuk luan Lorran duhet të luaj unë. Edhe Lorran po luan mirë pavarësisht se është në një rol që nuk i përket.”