Saturday, July 27, 2024

Egnatia marshon në krye të Kategorisë Superiore dhe fundos Dinamon

Lexo

Egnatia 3-0 Dinamo (Paulauskas 26′, Zejnullai 31′, 88′ Ahmetaj)

Egnatia ka triumfuar me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Dinamo City, në sfidën e vlefshme për javën e tetë të “Abissnet Superiore”.

Pjesa e parë foli në favor të vendasve, që krijuan volum më të madh loje dhe shënuan. Dueli u zhbllokua në minutën e 26′ nga Paulauskas, ndërsa gjashtë minuta më vonë ishte Zejnullai që dyfishoi shifrat me një supergol nga goditja e dënimit.

Në pjesën e dytë Dinamo u përpoq të reagonte, por në minutën e 72’ ngeli me 10 lojtarë në fushë pasi Krasniqi u largua me karton të kuq. Sfida u vulos në të 88’ me Ahmetajn i cili shënoi edhe të tretin duke i dhënë 3 pikët Egnatias.

Një fitore e rëndësishme për rrogozhinasit, që shkëputen në krye të renditjes me 16 pikë, 4 më shumë se ndjekësit e Skënderbeut. Ndërkohë Dinamo mbetet në vendet e fundit me vetëm 7 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img