Saturday, April 20, 2024

(Intervista) Trajnerët Tetova dhe Hallaçi flasin pas ndeshjes Egnatia 0-1 Kukësi

Lexo

Egnatia ka arritur të kualifikohet për në Europë duke u renditur në vendin e tretë të Superiores, por në ndeshjen me Kastriotin ka humbur me rezultatin 0-1. Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova u shpreh pas ndeshjes:

“Janë ndeshje që ne duhej të respektonim kampionatin. Sigurisht vëmendja kryesore ishte te finalja e Kupës, e kishim arritur objektivin dy javë më parë.

Kështu që u munduam t’i japim minutazh lojtarëve që nuk kishin marrë gjatë kampionatit’, tha ai për “Oversport”.

Kukësi ia ka dalë të mbijetojë në Superiore falë fitores në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias me rezultatin 1-0. Pas fitores, trjaneri Rraman Hallaçi u shpreh:

“Mendoj që skuadra është munduar në një sezon shumë të vështirë, shumë i luftuar nga të gjithë skuadrat. Një sezon që do ta quaja shumë të veçantë pasi të gjitha skuadrat ishin shumë të organizuara dhe mendoj se skuadra e Kukësit t ka bërë çdo gjë për të shpëtuar skuadrën dhe ia arritëm. Lojtarët kanë dhënë gjithçka, janë munduar por kuptohet që kemi pasur edhe luhatje, çfarë është e vërteta.

Kemi vuajtur shumë gjatë sezonit por ndoshta edhe lëvizjet e futbollistëve na kanë vënë në vështirësi. Objektivat në fillim të sezonit ishin për të dalë kampion. Me ardhjen time ishte Kupa e Shqipërisë dhe qëndrimi në kategori. Nuk ndjehem mirë se nuk kam arritur objektivin e Kupës, por ndjehem krenar që bashkë me skuadrën ia dolëm të shpëtojmë skuadrën”, tha Hallaçi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img