Egnatia pëson humbjen e radhës ndaj Tiranës. Rogozhinasit në 4 ndeshjet e fundit në kampionat kanë koleksionuar dy humbje dhe dy barazime. Pas kësaj humbje ato renditen në vendin e 5-të me 27 pikë. Për “Oversport” Edlir Tetova ka deklaruar:
Humbja? Ndeshja nisi keq për ne. Morëm gol që në minutën e parë që ndikoi te loja në fillim, por më pas morëm vetëm dhe arritëm të shënonin gol. Të gjithë lojtarët kanë pasur detyra të ëprcaktuara mirë.
Tensioni?Na u dhanë minutat për të ndryshuar, por nga dëshira e madhe për t ëndryshuar rezultatin na kapi paniku. Në këtë moment të gjithë duhet të marrin përgjejgjësitë e tyre, nga unë iu pari. Më vjen keq që morëm dy gola nga goditjet standarte.
Çfarë do ndryshon? Është shumë shqetësuese. Ne jemi një skuadër që luajmë shkurt, por po mundohem të ndërtoj një skuadër ndryshe që të ketë grintë. Do bëj maksimumin për ndeshjen e radhës, pasi kjo ndeshje përfundoi dhe nuk rregullojmë dot gjë.
Probleme në shtyllën e dytë? Kjo është shumë e drejtë. Kjo është arsyeja që më shqetëson, pasi pësuam gola nga goditjet standarte. Nuk e di pre Behiratche doli i pamarkuar.
Tirana siguron kryesimin duke u rikthyer te fitorja në kampionat. 1-2 në fushën e Egnatias në një sfidë jo dhe aq të lehtë për bardheblutë që gjithsesi marrin pikët maksimale Pas kësaj ndeshje për “Oversport” ka folur edhe trajneri Orges Shehi, i cili ka theksuar:
Fitorja? Është shumë e rëndësishme që arritëm 3 pikët. Ashtu siç shkoi loja në minutat e fundit jam shumë i kënaqur.
Ndryshimi i modulit? Është e vërtetë se ne kemi ndryshuar modul. Për këtë kemi punuar 3 ditë, pasi jam munduar t’ua ngulis lojtarëve që ky është një modulm fitues duke u bazuar edhe në lojën e kundërshtarit. I jam lutur zotit që të ishte ashtu siç e doja dhe fatmirësisht nuk kam gabuar.
Mesi i fushës? Unë mendoj se të 3 mesfushorët po bëjnë shumë mirë. Janë zemra e kësaj skuadre, pasi po na e bëjnë më të lëhtë ndeshjen. Doja që krahët të shtynin para dhe mesi i fushës të na jepte frymarrje. Zëvendësimet i bëra pasi isha i detyruar për shkak dëmtimesh.
Haxhiu? Haxhiu ka pak ditë që është baskuar. Bën shumë mirë në të djathë, pasi ka fizik të mirë. Mendoj se do na përshtatet edhe më shumë. Lojtarët kishin shqetësime dhe futa Nikqin dhe Lushkjen.
Gjendja shëndetësore e Bekajt? Është shumë mirë. Ka një të çarë të lehtë. Për pak minuta i humbi kujdesa, por tani është shumë mirë mban mend dhe golin që ka pësuar (qesh).
Pergjoni ne porte? Përgjoni i përshtatjet më mirë portës. Aleksi donte të merrte përgjegjësi, por ai është i shkurtër dhe nuk doja të rrezikoja.
Përbalja me Vllazninë dhe mungesa e Aleksit? Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për objektivat tonë. Është e vërtetë që për herë të parë nuk do të kemi Aleksin në fushë, por do të bëjmë maksimumin për të dalë fitimtarë nga përballja me Vllazninë.