Thursday, April 25, 2024

Partizani harron fitoren, Laçi i afrohet Europës

Lexo

Partizani-Laçi 1-2 (28′ Da Silva / 45’+3′ Turkaj, 66′ Shkurtaj)

Partizani është mundur përsëri në shtëpi mbrëmjen e sotme me rezultatin 1-2 kundër Laçit duke u bërë 5 ndeshje radhazi pa fitore.

Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me një supergol të Da Silvas, i cili në minutën e 28′ la të shtangur Gentian Selmanin. Por goli i brazilianit nuk mjaftoi. Miqtë përmbysën rezultatin me Turkaj në minutën e 48′ i cili befasoi Partizanin. Ai shfrytëzoi një top të hedhur në zonë nga goditja e këndit duket mbyllur pjesën e parë me golin e barazimit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 66’ Shkurtaj realizoi golin e dytë për Laçin, duke përmbysur gjithçka. Pavarësisht tentativave të Partizanit, miqtë e mbyllën raundin e 20-të të Kategorisë Superiore me sigurimin e 3 pikëve.

Partizani qëndron në vend të dytë me 31 pikë, 6 më pak se Tirana kryesuese, që përfiton nga ky rezultat i rivalëve të përjetshëm. Nga ana tjetër Laçi i afrohet Europës duke u ngjitur në vend të tretë dhe shkon në kuotën e 29 pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img