Egnatia është duke arritur rezultate fantastike në këtë sezon të Superiores. Padyshim që kjo mund të quhet surpriza më e bukur e këtij edicioni në elitën e futbollit shqiptar. Sot mori një fitore të rëndësishme ndaj Bylisit. 2-0 dhe tashmë “blindon” vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Për “Oversport” Edlir Tetova deklaroi:
Fitorja? Jam i kënaqur me pikët dhe lojën e skuadrës. Bëmë një ndeshje të mirë dhe arritëm të merrnim atë që donim.
Malota gol? Jam shumë i lumtur që arriti të shnëonte gol. Tani ka ngelur vetëm Fangaj pa shënuar dhe shpresoj që deri ën fund të gjejë golin dhe ai. Përgëzoj edhe Kasan për golin.
Atanda në stol? Memolla po na ndihmon shumë me këmbën e majtë dhe janë zgjedhje që i bëj në të mirë të skuadrës.
Kasa për kombëtaren? Kasa është njjë profesionist në stërvitje. Është një djal i rid he shpresoj shumë që të arrij të jetë edhe pjesë e kombëtares. Mund t’i bëjë shumë punë ekipit kuqezi.
Bylisi u mposht 2-0 nga Egnatia në Rrogozhinë. Një humbje që e lë sërish ballshin në zonë e ftohtë, ku rrezikon mbijetesën. Shensoi u shpreh:
“Humbja? Komplimente Egnatias, pasi këtë sezon po luan një ndeshje shumë ofensive dhe të mirë. Kanë fituar ndja skuadrave si Kukësi dhe Vllaznisë ku kanë bërë përformanca shumë të mira. Vinim nga një humbje me Laçin dhe sot kërkonim fitoren. Luajtëm një ndeshje me një lojtar më pak, tentuam por nuk ia dolëm dot. Rama fizikisht. Pësuam golin e parë nga një goditje dhe na ra konceptimi.
Egnatia më pas na krijoi vështirësi. Maçolli nuk duhet të bëjë të tilla gabime. Është një lojtar i mirë, por duhet të jetë i kujdesshëm pasi kishte karton të verdhë. Në përgjithësi urime Egnatias pasi më pëlqen shumë si luan. Kemi dhe 4 ndeshje dhe do të luftojmë deri në fund.
Mungesa e golit? Një koment i gjetur. Një trajner që vjen nga jashtë duhet të punojë fort për të krijuar edhe filozofinë e tij të lojës, një filozofi të re. Krijojmë por nuk po arrijmë të finalizojmë. Ky është një problem shumë i madh.
Nga skuadra që kam drejtuar në të kaluarën kisha lojtarë që realizonin, ndërsa tani mungon një lojtar goli.”