Saturday, April 20, 2024

Kastrioti-Vllaznia, vetëm barazim. Goli i Mihanës në 90+2, i mohon kuqebluve 3 pikëshin aq shumë të nevojshëm

Lexo

Kastrioti-Vllaznia  2-2

(Shënues: 45+2′ Rexhinaldo, Mihana 90+1′ / 43′ Çoba, 47′ Kaina)

Në barazim 2 me 2 është mbyllur ndeshja në mes Kastriotit dhe Vllaznisë, takim ky i luajtur pasditen e sotme në stadiumni “Elbasan Arena” për llogari të javës së 32-të të kategorisë Superiore.

Një ndeshje ku të dyja skuadrat kishin objektiv fitoren, krutanët si pritës për të siguar mbijeteses në Superiores dhe Vllaznia për të kapur zonën Europiane.

Dhe, goli i shënuar nga kuqeblutë në të 43-tën minutë me autor Çobën u duk se po çonte Vllazninë drejt fitores. Po dy minuta nga shtesa e pjesës së parë, Kastrioti fiton një penallti në favor të tij për ndyrje të parregullt të mbrojtësit Juriç që metë verdhën e dytë ndëshkohet nga gjyqtari kryesor Enea Jorgji me kartonin e kuq.

Rexhinaldo shënon nga pika e bardhë e penalltisë duke barazuar rezultatin, ndërkohë që Vllaznia mbetet me një futbollist më pak në fushën e lojës.

Por, ndonëse me forca të pabararta në fushë, Vllanzia arrin të gjejë avantazhin  me një supergol të shënuar me kokë nga braziliani Kaina pas një krosi të përpikë të dhënë nga mbrojtësi i majtë Ersin Hakaj.

Kuqeblutë arrijnë ta menaxhojnë mirë minutat e mbetura, por nuk i kanë bërë mirë llogaritë deri në fund të krejt ndeshjes, sepse ashtu si edhe në shtesën e pjesës së parë, edhe në të dytën, një minutë pasi kishte filluar shtesa prej pesë minutash, është Mihana që duke fituar duelin ajror me Dajan Shehin shënon me kokë golin e dytë për Kastriotin.

Shtangen kuqeblutë, pasi i ikën nga duart një fitore që u duk se e bënë të tyren. Vllaznia, lë kështu dy dy pikë shumë të rëndësishme në këtë përballje me Kastriotin, të cilat mund të jenë shumë përcaktuese në fund për fatet e renditjes europinare.

Një barazim që në një farë mënyre nuk i vlen asnjërës skuadër, pasi edhe për Kastriotin, tre pikëshi në këtë ndeshje do t’i jepte shanse të arta për mbijetese, aq më tepër kur edhe rivali i tij, Bylis u mund sot përballë Egnatias.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img