Trajneri Thomas Brdariç ka mbetur i kënaqur nga barazimi 2-2 që mori Vllaznia në Reikjavik, ndonëse me pak fat dhe një gjykim më të mirë mund të kishin fituar.
Në intervistën e dhënë pas ndeshjes Brdariç falënderoi ekipin dhe tifozët për mbështetjen, si dhe shpreh pakënaqësitë e tij për golin e barazimit të Valurit, që u arrit në shtesë mbi shtesë, si dhe pati ndërhyrje të gabuar ndaj portierit. Gjithsesi trajneri ka besim se Vllaznia do të kualifikohet më 18 korrik në “Loro Boriçi”, ku kërkon që edhe prania e tifozëve të jetë sa më e madhe. Brdariç sqaron edhe dëmtimin e kapitenit Balaj, si dhe shprehu lumturinë e tij për golin e shënuar nga 18-vjeçari Dodaj.
Një mbyllje dramatike në fundin e ndeshjes…
Pikë së pari dua të falënderoj ekipin për paraqitjen e bërë. Në fund të takimit, edhe barazimi konsiderohet një rezultat i mirë. Ajo që ndodhi në 10 minutat e fundit nuk ishte në favorin tonë, pasi gjyqtari e humbi kontrollin e lojës dhe përfundoi kështu.
Ju vjen keq që përfundoi kështu dhe në barazim 2-2?
Ne luajtëm shumë mirë dhe përtej kushteve bëmë një ndeshje shumë të mirë. Kur pëson gol në minutë të fundit, këto lloj golash nuk mund të evitohen. Arbitri mundet të vendosë, por për mua ishte faull dhe pozicion jashtë loje. Qarri pretendoj për një faull. Na vjen keq që u mbyll 2-2. Investuam shumë në këtë takim për të marrë më të mirën, megjithatë është një rezultat i mirë për ndeshjen e dytë.
Kualifikimin e mendoni me kohë të rregullt, me shtesë apo penallti?
Mendoj se kualifikimin mund ta arrijmë brenda 90 minutave.
(Video) Trajneri kuqeblu, Rhomas Brdaric, flet pas ndeshjess në Islandë, Valur-Vllaznia 2-2)