Friday, October 17, 2025

(Intervista-Video) Melida Hyka, basketbollistja e talentuar kuqeblu dhe e Kombëtares U-20: Vllaznia me ekip “Bio”, por me objektiv fazën “Play Off”!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në ekipin e Vllaznisë së basketbollit femra që drejtohet nga trajnerja Medina Mustafa, luajnë dy Hyka. Bëhet fjalë për motrat, Melida dhe Medina Hyka, të cilat janë edhe baza e ekipit kuqeblu.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Melida Hyka, e cila muajin e kaluar luajti në përbërje të ekipit kombëtar U-20, flet rreth përgatitjeve të ekipit shkodran në prag të sezonit të ri sportiv, 2025-2026.

Ndër të tjera, Melida, bën të ditur se Vllaznia është i vetmi ekip “bio” në Shqipëri që luan me të gjitha vajza të reja shkodrane, pa pasur asnjë përforcim, jo vetëm nga jashtë vendit, por as brenda kampionatit shqiptar.

Megjithatë, falë përgatitjeve intensive që skuadra po bën gjatë kësaj periudhe të prag kampionatit, Vllaznia e basketit femra ka si objektiv të jetë në pjesë e fazës Play-Off.

Në mbyllje, Melida, bën të ditur se krahas dy motrave Hyka që janë pjesë e ekipit të Vllaznisë së basketit femra, edhe i vëllai i tyre më i vogël Besardi, është pjesë e Vllaznisë, por ndryshe nga ato, ai ka zgjedhur sportin e basketbollit të meshkujve nën drejtimin e trajnerit Eni Llazani. Dhe, e gjitha kjo vjen nga mbështetja familjare që ato kanë, kur kemi parasysh, që prindërit e tyre, Melazim dhe Fatjona Hykaj, janë gjithmonë prezent në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” kur luajnë fëmijët e tyre.

Ndër të tjera, në angazhimin që tre fëmijët e familjes Hykaj kanë me sportin, ka një ndikim jo të vogël edhe daja i tyre, ish peshëngritësi kampion i Vllaznisë dhe i Kombëtares kuqezi, sot trajner i Tiranës dhe Kombëtares, Sokol Bishanaku.

(Video) Prononcimin e plotë të basketbollistes Melida Hyka, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img