Monday, November 25, 2024

(Intervista) Zv.Trajneri kuqeblu, Vioresin Sinani: Vllaznia fiton sot ndaj Egnatias , rikthejmë titullin pas 22 vitesh në Shkodër

Lexo

Legjenda e sulmit shkodran, Vioresin Sinani, i cili prej disa muajsh është krahu i djathtë i Mirel Josës te Vllaznia, mendon se skuadra do të arrijë të thyejë tersin e fushës së Rrogozhinës në ndeshjen e së dielës ndaj Egnatias. Në një intervistë për “Panorama Sport”, zv.trajneri i kuqebluve komenton edhe luftën për titull me Tiranën dhe Partizanin. Ai thekson se ekipi është i motivuar për të bërë mirë në vazhdimësi, duke rikthyer pas 22 vitesh titullin kampion në Shkodër.

Vllaznia vjen pas dy fitoreve dhe sidomos ajo me Tiranën u cilësua shumë e rëndësishme, tani kërkohet vazhdimësia?

Normalisht që fitorja e arritur ndaj Tiranës, kishte një vlerë shumë të madhe për ne, pasi në një farë mënyrë mundëm një kundërshtarë direkt për titull dhe nga ana tjetër na afroj me këtë skuadër. Mirëpo mund të them me plot gojën se nëse nuk arrijmë vazhdimësinë gjithçka mund të na shkoj dëm.

Sot ndaj Egnatias?

Një ekip që duhet respektuar dhe vlerësuar për atë që ka dhënë deri tani. Për më tepër ne si skuadër kemi hasur jo pak probleme në këtë kampionat dhe me këtë skuadër, në aspektin e rezultateve, por tani ka ardhur koha që ne të shikojmë përpara.

Pra në Rrogozhinë vetëm për fitore?

Ne në çdo takim do të shkojmë për fitore. Një gjë të tillë do ta bëjmë edhe ndaj Egnatias. Për ne nuk ka objektiv tjetër veç arritjes së fitores në këtë përballje, pavarësisht se statistikat flasin për të kundërtën.

Si është gjendja e skuadrës para kësaj sfide?

Mund të them se është një situatë shumë e mirë në skuadër dhe lojtarët ndehen të motivuar. Të gjithë lojtarët që po stërviten ndihen në gjendje shumë optimale. Ato po japin më të mirën e tyre.

Pozitive është që po rikuperohen disa prej lojtarëve?

Normalisht që po. Janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ekipin tonë. Mendoj se me ardhjen e tyre në më të mirën e mundshme ne do të jemi shumë më të fortë për vazhdimësinë. Ata do të jenë një pikë shumë e fortë për ne.

Përveç Tiranës e Partizanit shikoni të tjerë rivalë për titull?

Të jem i sinqertë këta janë dy rivalët për titull, por dua që të them se të pesë ekipet e para pa shtuar edhe ndonjë më pas janë rival për titull. Nuk duhet që të përjashtohet asnjë për vetë ngjeshjen që kanë ekipet si në krye dhe ne në fund. Me dy ndeshje të fituara, pra gjashtë pikë, shkon në krye dhe me gjashtë pikë të lëna shkon në luftë për mbijetesë. Prandaj them se ka shumë kohë dhe shumë rrugë për të thënë se kush janë rivalët.

Çfarë duhet që të bëjë Vllaznia që të jetë deri në fund për titull?

Mendoj se duhet që të marrim çdo takim me radhë. Të mos mendojmë ndeshjen tjetër para asaj të radhës. Duhet që të mendojmë tani vetëm për Egnatian dhe si ta fitojmë atë sfidë dhe jo për takimin tjetër. Unë mendoj se ne i kemi forcat për të kërkuar fitoren në çdo takim dhe në fund të kërkojmë edhe objektivat që i kemi vënë vetes në fillim të sezonit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img