Thursday, April 25, 2024

Superiorja, mbyllë sot javën e 22-të me dy sfidat, Kastrioti-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia

Lexo

Kategoria Abissnet Superiore luan sot dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të me dy çifet, Kastrioti-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia, takime këto që nisin në të njëjtin orar, atë 13:00.

Krutanët, do të tentojnë në stadiumin e Kamzës, t’i marrin pikë Tiranës kampione dhe kryesuese aktuale e kampionatit, me shpresë që të largohet nga zona e ftohtë e largimit nga kategoria. Ndërkohë, që bardheblutë synojnë të mos bëjnë më hapa të gabuar dhe të mbajnë diferencën me Vllazninë dhe Partizanin.

Shumë interesante, luftarake dhe emocionuese pritet sfida që do të do luhet në Rrogozhinë, aty ku Egnatia del në fushë me një bilanc shumë pozitiv ndaj Vllaznisë, të cilen e ka mundur në dy fazat e para, 3-0 në “Arena Egnatia” dhe 0-1 në “Loro Boriçi”. Edhe pse në aspektin psikologjik, dy humbjet e këtij kampionati, mund të kenë peshën psikologjoike në disfavor të Vllaznisë, në kampin kuqeblu, besojnë shumë për fitore tre pikëshe.

Sa i takon ndeshjeve të ditës së djeshme, të vlefshme për javën e 22-të të Superiores, Bylis fitoi në transfertë me Laçin 0-1, Teuta mundi në shtëpi Kukësin 1-0 dhe Partizani mundi thellësisht Erzenin, 3-0.

Dje

Laçi – Bylis, 0-1

Teuta – Kukësi, 1-0

Partizani-Erzeni, 3-0

Sot

Kastrioti-Tirana, ora 13:00

Egnatia:Vllaznia, ora 13:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img