Tuesday, November 26, 2024

Investimet në infrastrukturë/ “Egnatia Arena” drejt rikonstruksionit të plotë për Europianin U-17 2025 në Shqipëri

Lexo

Federata e Futbollit po investon edhe në stadiumin “Egnatia Arena”. Një tjetër impiant futboll që do të plotësojë kërkesat e UEFA-s po shkon në rrugën e duhur drejt rikonstruksionit total.

FSHF aktualisht po investon në sistemin e ndriçimit, në pajisjen me led perimetral, në punimet e tribunave dhe në pajisjen me stola të stadiumit.

Punimet vijojnë me ritëm të lartë dhe më muajt në vazhdim pritet që rikonstruksioni të mbyllet me sukses. “Egnatia Arena” është një nga katër stadiumet e përzgjedhura që do të presë finalet e Europianit U-17 2025 në Shqipëri.

Federata e Futbollit ka miratuar investimeve të rëndësishme në infrastrukturë në disa stadiume dhe fusha me qëllim përmirësimin e  kushteve për zhvillimin e futbollit në vend.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img