Monday, December 9, 2024

Silvinjo thërret në Kombëtaren A, Marçelino Preken. 21 vjeçari nga Shkodra, titullar me peshë tek Partizani kryesues gëzon një formë optimale për të bërë më të mirën edhe tek kuqezinjtë

Lexo

 

Shkodrani i prapavijës së Partizanit që po kalon një formë të shkëlqyer sportive, i është bashkuar kuqezinjëve në përgatitjet që po bëjnë për ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainen. Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur Preka, teksa ka qënë nën shoqërinë e gjyshit të tij, ish mundësit dhe trajnerit kampion, Dedë Bregu, telefonata e ardhur nga stafi i Tiranës, i ka kërkuar që ai të niset menjëherë drejt Tiranës për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Silvinjo.

Një ftesë e tillë vjen në një moment kur disa prej titullarëve kuqezi kanë shfaqur probleme dëmtimesh, për të cilën stafi ka menduar që për repartin e prapavijës të ketë në dispozion edhe shtatlartin Marçelino Preka.

Me një formë të shkëlqyer sportive, titullar, madje edhe me shiritin e kapitenit, 21 vjeçari nga Shkodra, arriti të bëhet edhe dy herë fitues i formacionit më të mirë të javës. E gjitha kjo, pritet t’i japë optimizmin e duhur Marçelinos të punojër fort në proçesin stërvitor për të bindur Silvinjon dhe stafin e tij për t’i dhënë minuta në fushën e lojës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img