Telashet për David Coote nuk kanë të mbaruar. Ish-arbitri i Premier League është dënuar nga një gjykatë në Angli me 9 muaj heqje lirie pasi në kompiuterin e tij u gjet një material ku subjekt ishte një 15-vjeçar, i cili po kryente marrëdhënie seksuale.
Cotte nuk do të vuajë asnjë ditë pas hekurave pasi gjykata ka pranuar apelin e tij duke pezulluar për dy vite dënimin. David Coote është përfshirë edhe në disa skandale të tjera.
Ai që e detyroi të hiqte dorë nga karriera e tij sportive kishte lidhje me videon në të cilën ish-arbitri, nën efektin e kokainës, rrëfente për vendimet e marra në fushë në dëm të Liverpool-it pasi urrente trajnerin Klopp.



