Tuesday, November 26, 2024

Ish futbollisti i Milanit Robinho dënohet me 9 vite burg me akuzën e përdhunimit në grup të një 23 vjeçareje shqiptare

Lexo

Ish futbollisti i Milanit ,Rubinho do të vuajë dënimin me shtatë vite burg. Kjo, pasi Gjykata e Lartë në Itali ka konfirmuar dënimin me 9 vjet burg me akuzën e përdhunimit në grup të një vajze 23 vjeçare shqiptare. Nga sa bëhet e ditur, trupi gjykues hodhi poshtë pretendimet e palës mbrojtëse të futbollistit Brazilian që pretendonte se ajo çfarë kishte ndodhur me vajzën ishte bërë me konsensus. Mësohet se dënimi i Gjykatës Italiane është i formës së prerë, pa vend për apelime të mëtejshme me fillimin e menjëhershëm të dënimit. Me këtë rast, drejtësia italiane duhet të paraqesë një kërkesë formale për ekstradimin e Robinhos dhe mikut të tij në Brazil, të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img