Sunday, November 24, 2024

Ish futbollisti shkodran, Auron Miloti, Skaut i KF Vllaznia

Lexo

KF Vllaznia do të ketë edhe një Skaut në stafin e tij. Ai do të jetë ish futbollisti shkodran Auron Miloti, i cili krahas Vllaznisë ka luajtur edhe me Tiranën, ndërkohë që pas zhvendosjes me familjen e tij në Austri ka ushtruar detyrën e trajnerit në futbollin austriak. Gjatë periudhës së fundit, Miloti, i cili është lauruar edhe me liçensen e trajnerit, “Uefa Pro” u përfol si kandidaturë për të marrë detyrën e trajnerit të ekipit të parë Vllaznia, por që në çastet e fundit, klubi nënshkroi me gjermanin, Thomas Brdariç. Duket se preferencat e sponsorit Alban Xhaferi ndaj Milotit bënë që ai të këmbëngulte për ta përfshirë atë në stafin kuqeblu, por këtë radhë në detyrën e Skautit.

“Klubi i Futbollit Vllaznia në funksion të mbështetjes për talentet e reja nga Akademia Futbollit Vllaznia por edhe të gjurmimit dhe ndjekjes së lojtarëve të spikatur kryesisht brenda Shqipërisë por edhe jashtë saj në shërbim të një merkatoje cilësore po ndërton mekanizmat e nevojshme me specialistë të njohur të futbollit. Për këtë qëllim dhe në shërbim të ndjekjes se talenteve dhe lojtarëve të spikatuar, sot Klubi Futbollit Vllaznia njofton se ka nënshkruar me ish-futbollistin e njohur shkodranë z.Auron Miloti i cili do të kryejë detyrën e scautit. Miloti zotëron licensën UEFA PRO dhe ka eksperience pune si traineri në ekipet austriake.”, thuhet në informoacionin që KF Vllaznia shpërndau për mediat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img