Monday, November 25, 2024

Ish-kampioni i Superiores transferohet zyrtarisht në Poloni

Lexo

Dejvi Bregu do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Pas një “aventure” gati 3-vjeçare, në Turqi, te skuadrat e Boluspor dhe së fundmi, Umraniyespor ish-kampioni i Superiores, në sezonin 2020-2021, me “Durrsakët” e Teutës, kësaj radhe është transferuar në një nga skuadrat më të njohura në futbollit polak, por që po kalon një moment të vështirë, Wisla Krakow.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave polake, anësori 28-vjeçar i sulmit kishte në axhendë, paraditen e kësaj të premteje zhvillimin e testeve mjekësore, të cilat kanë rezultuar me sukses dhe vlonjati është zyrtarisht lojtari më i ri, të “gjigantëve” të Forutna 1 Liga, ose e thënë në shqip, kategoria e dytë polake.

Bregu do të bëhej shqiptari i dytë te skuadra e Wisla Krakow, pasi aty luan edhe vëllai i ish-“Legjionarit” të Kombëtares, Migjen Bashës, Vullnet Basha, me 33-vjeçarin, që pozicionohet në prapavijën e mesfushës dhe mund të konsiderohet një “shkatërrues” i mirfilltë.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë lojtari dhe klubi të cilët ndajnë një postim në rrjete sociale duke zyrtarizuar transferimin. Fantazisti i bashkohet kështu shqiptarëve në Poloni si Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka, Julian Shehu dhe Engjëll Hoti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img