Saturday, May 18, 2024

(Video) Tifozët e Vllaznisë, Edmond Dibra dhe Fatos Aliaj, flasin për emocionet e pragsfidës me Partizanin. Propozimi: Rrethinat mbushin stadiumin, kërkohet bashkëpumimi me KF Vllaznia për transportin, vajtje-ardhje, kundrejt pagesës së vetë tifozëve

Lexo

Si asnjëherë tjetër, ndeshja e fundjavës, Vllaznia-Partizani ka marrë një vemendje të veçantë në masën e tifozërisë shkodrane. Falë edhe bashkëpunimit të strukturave drejtuese të KF Vllaznia me grupimet e tifozëve shkodranë duket se është shtuar në masë interesimi për të mbështetur Vllazninë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme përballë një rivali direkt për vendin e dytë të Superiores.

Por, për ta bërë sa më të madhe pjesëmarrjen në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” kërkohet që të ketë një vemendje më të madhe bashkëpunimi me masën e tifozëve të Rrethinave të Shkodrës, atyre që historikisht kanë mbushur stadiumin në mbështetje të Vllaznisë.

Në intervistën që Veriu Sport mori me dy protagonist të njohur të tifozërisë kuqeblu, Edmond Dibra dhe Fatos Aliaj, teksa flasin për emocionet e kësaj pragndeshje, ato kanë një propozim dhe kërkesë konkrete për presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferi.

Sipas, Fatos Aliajt, tifoz i kahershëm nga zona e Postribës, komuniteti i asaj zone është i gatshëm të jetë në stadium për ndeshjen Vllaznia-Partizani, por edhe për ndeshje të tjera, por kanë një kërkesë për të sigurimin e transportit. Ato janë të gatshëm të paguajnë vetë personalisht biletat e ndeshjes, si dhe furgonin apo autobusin që mund të vihet në dispozicion, por kërkojnë ndërmjetësimin e klubit Vllaznia për kordinimin zyrtar me shoqatat e transportit në Shkodër, në mënyrë që automjeti në fjalë t’i transportojë drejt stadiumit “Loro Boriçi” dhe më pas edhe kthimin në destinacion, kundrejt tarifave përkatëse.

Gjithnjë, sipas tifozit të njohur shumëvjeçar nga Postriba, Fatos Aliaj, një formulë e tillë organizimi mund dhe duhet të ndiqet edhe me shumë zona të tjera të Rrethinave të Shkodrës, pasi, në rast të një kordimimi të tillë në lidhje me garantimin e transportit, të gjithë janë të gatshëm për të ndjekur Vllazninë në të gjithë ndeshjet që luhen në “Loro Boriçi”.

(Video) Prononcimet e dy tifozëve të Vllaznisë, Edmond Dibra dhe Fatos Aliaj në pragndeshjen, Vllaznia-Partizani. Superiore, java e 21-të)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img