Saturday, December 28, 2024

Ish ndërkombëtari shkodran, Astrit Dervishi: Penalltia e dhënë në favor të portugezëve, nuk ishte! Portugali-Uruguaj 2-0.

Lexo

Për ish arbitrin ndërkombëtar, shkodranin Astrit Dervishi, penalltia e dhënë në limit të takimit, Portugali-Uruguaj, në favor të portugezëve, nuk ishte. Sipas tij, arbitri ka gabuar në këtë rast, pasi rregullorja thotë ndryshe.

Argumentimin e tij, që pse nuk është penallti rasti në fjalë, Dervishi që ka një jetë të tërë me sektorin e arbitrimit, aktualisht në cilësinë e vëzhguesit të FSHF-së, e ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale. Në profilin e tij personal FB.

“Arbitri gaboi në penalltinë kundrejt Uruguajt, mbrojtësi më nr.2 bie natyralisht mbi top, pa asnjë qëllim, çfar ka të qëllimshme këtu, shiko pozicionin… po rrëzohet!? Dënim i padrejtë në një kompeticion të tillë. Cili njeri në botë kur rrëzohet nuk përdor duart instiktivisht!!!???”, shkruan, Astrit Dervishi.

Opinioni i Astrit Dervishit për rastin në fjalë, ka hapur një debat jo të vogël në rrethin e miqve të tij, mes të cilëve, komentet janë pro tij, por ka edhe prej atyre që janë kundër.

“…Qëllimi, apo mosqëllimi nuk lidhet me pasojën, këtu nuk kishim të bënim me një dorë që po ndalon një gol të sigurtë! Në futboll dënohet qëllimi, cilido qoftë ai…”, shkruan ndër të tjera, ish ndërkombëtari, Astrit Dervishi, duke dashur të sqarojë një komentues, mendimi i të cilit ishte, që dora e mbrojtësit portugez pengoi kundërshtarin të shënonte në portën e Uruguajt. Sqarim të cilin e bën duke e shoqëruar edhe me nenet e rregullores së futbollit.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img