Wednesday, November 13, 2024

Ish-presidenti i Ankaragücü Faruk Koca dënohet me 3.7 vite burg me akuzën e dhunimit të arbitrit, Halil Umut Meler

Lexo

Koca paguan shtrenjtë gjestin e shëmtuar të bërë gati një vit më parë kur dhunoi arbitrin e ndeshjes MKE Ankaragücü-Caykur Rizespor (1:1).

Koca goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin Halil Umut Meler pas vërshëllimës së fundit. Më pas Meler ra në tokë dhe persona të tjerë e shkelmuan. Gjyqtari ndër të tjera ka pësoi edhe një thyerje në mollëz.

Për këtë episod Gjykata vendosi dënim me burg tre vjet e shtatë muaj për dëmtim të qëllimshëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Gjithashtu kjo masë u mor edhe për tre persona të tjerë të përfshirë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img