Ish presidenti i Vllaznisë Agron Çela pak përpara sfidës së sotme AEL Limassol-Vllaznia, takohet në Qipro me drejtuesit e skuadrës kuqeblu dhe kapitenin Gurishta duke diskutuar për sfidën. Zoti Çela ka premtuar një premio të majme prej 10 mijë eurosh në rast barazimi ose fitoreje të Vllaznisë. Takimi do luhet sonte në ora 19:00 dhe do transmetohet live në SuperSport 4.