Saturday, November 23, 2024

Islandezët për herë të dytë në Shkodër. Të enjten e ardhshme të 1 gushtit, Egnatia luan ndeshjen e kthimit me Viking-Rejkjavik

Lexo

Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Vikingur të enjten e ardhshme të 1 gushtit, në orën 20:00 në stadiumin  “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Elbasan Arena”, që ishte shtëpia e rrogozhinasve në ndeshjen e turit të parë në Champions League, është njëkohësisht dhe stadiumi i Partizanit në Europë, e duke qenë se dhe të kuqtë do të luajnë ndaj Iverias në të njëjtën datë po në Elbasan, Egnatia u detyrua që të gjente një shtëpi të re.

Edhe pse fillimisht UEFA dha miratimin që ndeshja të luhet në Rrogozhinë,aty ku stadium po rikonstruktohet e po shtohet një tribunë e re,klubi islandez nuk është dakordësuar që ndeshja të luhet në orën 17:00,duke reklamuar temperaturat e larta në vendin tonë.

Më pas është gjetur gjuha e përbashkët që kjo përballje e raundit të dytë të kualifikueseve të Konference Lige të luhet në Shkodër. “Loro Boriçi” do të presë takimin e datës 1 gusht, ku do të përcaktohet dhe skuadra që do të avancojë në raundin e tretë të kualifikueseve të Konference Lige.

Kështu në harkun kohor të pak ditëve, islandezët vizitojnë sërishmi qytetin e Shkodrës, pasi më herët në “Loro Boriçi” ishte mysafir skuadra tjetër islandeze, Valur e Rejkjavikut, e cila me fitoren 0-4 u kualifikua në turin e dytë të UEFA Conferencë League.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img