Sunday, November 24, 2024

Italia mund Belgjiken 2-1 dhe shkon ne gjysemfinalen e Euro 2020

Lexo

Italia mund Belgjikën 2-1 dhe fluturon në gjysmëfinale në Euro 2020. Skuadra e Mançinit gjen avantazhin e dyfishtë falë dy golave ​​nga Barella (31 ‘) dhe Insigne (44′), para se Lukaku të shkurtojë distancën me penalltisë në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë, djemtë e Mancini mbeten zotër të fushës, vuajnë në finale, por rezistojnë deri në 90’, duke siguruar kualifikimin. Më 6 korrik në Ëembley do të jetë kundër Spanjës.

Në Mynih, përballja e dy favoriteve, Belgjikës dhe Italisë, dy ekipe që bindën në fazën e grupeve. Por “axurrët” vuajtën më pas në turin e 16-shes përballë një kundërshtari si Austria, ndërsa belgët, në anën tjetër, ishin cinikë në fitoren minimale që u mjaftoi për të eliminuar nga ky Europian fituesen në fuqi, Portugalinë e udhëhequr nga Kristiano Ronaldo.

Megjithatë, janë italianët më rezultativë në çerekorën e parë, duke gjetur madje edhe një gol, por që është anuluar për pozicion jashtëloje nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos. Ndonëse është Belgjika që e vë seriozisht në provë gardianin e portës italiane, Donaruma, i cili sidoqoftë është në lartësinë e detyrës, është Italia që e gjen golin që vlen pas një gjysmë ore lojë, me anë të Barelës.

Sikundër u pa në golin e parë, mbrojtja belge është flegmatike dhe bën shumë gabime, duke i dhënë shumë hapësirë kundërshtarëve dhe “axurrët” e shfrytëzojnë më së miri këtë, duke gjetur edhe golin e dytë në minutën e parafundit të pjesës së parë. Por shpërqendrimi u kushton edhe italianëve, pasi në krahun tjetër, belgët fitojnë një 11-metërsh, që shndërrohet në gol nga Romelu Lukaku.

Kështu, me shifrat 2-1 në favor të Italisë do të mbyllen 45 minutat e para. Ndërkohë, sikundër pritej, pjesa e dytë ka qenë më e luftuar, me Belgjikën që ka bërë një vëllim më të madh loje, në kërkim të golit të barazimit. Në krahun tjetër, Italia është mbrojtur me kujdes, duke i kufizuar rastet e volitshme për shënim të belgëve dhe duke provuar të dalë edhe në kundërsulme. Belgët janë gjithnjë e më të paqartë në lojën e tyre, përballë Italisë që sidoqoftë ruan përqendrimin dhe e mbron fitoren me shifrat 2-1 e bashkë me të merr edhe kualifikimin për në gjysmëfinale, aty ko do të përballet më 6 korrik me Spanjën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img