Saturday, November 23, 2024

Izmir Smalaj fiton pafajësinë, por pezullohen drejtuesit e atletikës shqiptare

Lexo

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj më në fund ka fituar pafajësinë. Edhe pse akoma nuk është zbardhur nga të Njësia e Integritetit të Atletikës, Smajlaj është shpallur i pafajshëm për manipulimin e rezultatit në bashkëpunim me presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, dhe sekretarin e përgjithshëm të këtij institucioni, Nikolin Dionisi. Kjo është fitorja e tij në betejën ligjore në Francë, atje ku dhe ishte apeluar vendimi për pezullimin e sportistit dhe të drejtuesve të Federatës.

Pritet që sportisti të dalë dhe të flasë në konferencë për shtyp. Për situatën e krijuar, përgjegjësia ka mbetur mbi sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisin dhe presidentin e FSHA-së dhe njëkohësisht trajnerin e tij Gjergj Ruli. Dy zyrtarët e Federatës, janë pezulluar nga detyra. Presidenti Ruli është pezulluar për 5 vite ndërkohë që Nikolin Dionisi është dënuar me 4 vite pezullim. Gjithçka i referohet garës së 8 majit 2021, atje ku Izmir Smajlaj kërceu 8.16 metra pas së cilës fitoi dhe të drejtën e vajtjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2021”.

Në këtë mënyrë, Smajlaj do të ketë të drejtë që të konkurrojë sërish ndërkohë që Federata Shqiptare e Atletikës do të mbajë edhe asamblenë e jashtëzakonshme, për të zgjedhur drejtuesit e rinj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img