Basketboll/ Apolonia siguron mbjetesën në Superligë, Partizani mbet në kategorinë e dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Apolonia ka arritur të sigurojë mbijetesën në Superligën e basketbollit të meshkujve, teksa ka fituar të shtunën sfidën e tretë “play out” kundër Partizanit për ta mbyllur serinë 2-1. Një triumf që i mban fierakët në elitë, ndërsa Partizani, skuadër e shpallur 33 herë kampione e Shqipërisë, mbetet edhe përsëri në kategorinë e dytë të basketbollit.

Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Flamurtari” u mbyll me rezultatin 85-80.

Në periodën e parë ishte Partizani që u shfaq më mirë. Skuadra e drejtuar nga Erdal Borovës pati një epërsi të lehtë gjatë të gjithë këtij fraksioni për ta fituar 10- minutëshin në shifrat 15-18. Në fillimin e periodës së dytë Partizani u shkëput deri në +7 pikë, por më pas gradualisht të besuarit e trajnerit Aldi Gërmau e përmirësuan lojën, për ta fituar periodën 20-16, duke kryesuar 35- 34 pas gjysmës së ndeshjes.

Edhe perioda e tratë ishte mjaft e luftuar mes dy skuadrave duke u mbyllut me rezultatin në 57-53. Apolonia shpërthen në periodën e katër, teksa e thellon avantazhin deri në +16 pikë rreth 2 minuta e gjysmë nga fundi. Megjithatë Partizani nuk dorëzohet, ndërsa arrin të ngushtojë deri në 3 pikë me 25 sekonda lojë ende për t’u zhvilluar. Por një kosh për dy pikë nga Myles vulos suksesin me 5 pikë diferencë për fierakët, të cilët i gëzohen kështu qëndrimit në Superligë.

Mvp i Play Out III u shpallën :

Robert Whitfield me 29 pike 6 rebounde 11 asiste dhe index 32

Jonious Prowell Jr me 23 pike , 7 rebound ,6 asiste dhe index 23

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img