Siç është me dije edhe më herët, Klubi i Futbollit Bashkimi me drejtues pasionantin Ervin Alushi, njihet për aktivitetet e ndryshme që organizon edhe jashtë fushës së futbollit. Kësaj here, si gjithmonë në grup, ato kanë udhetuar drejt pikës turistike të Thethit me qëllim shijimin nga afër të natyrës së bukur që ka vendi ynë.
Kështu, fëmijët futbollistë të Klubit të Futbollit Bashkimi, kanë vizituar vendet e bukura që sjell Thethi, si Syri Kalter, Ujvara e Thethit, Kisha qëndër, etj, duke mos munguar plazhi në ujrat shumë të fresket që shoqërojnë këtë pikë turistike
“Ishte një udhëtim i mrekullueshëm dhe me pamje për t’u mos u harruar asnjëherë. Nuk mungoj edhe loja futbollit në sheshin e oborrit pranë Kishës me fëmijet ku u kënaqem shumë të gjithë si grup, jo vetëm me fëmijët futbollistë, por edhe familjarët e tyre”, thotë për Veriu Sport, kryetrajneri I KF Bashkimi, Ervin Alushi.