Sunday, November 24, 2024

Jashtë sportit-Turizëm-Emocionet e gazetarit Klod Zhivani…, shkon për kronikë dhe mahnitet nga pasuritë e Shkodrës

Lexo

“Për 1 orë rrugë, sfidon të nxehtin dhe zhurmen e qytetit, me qetësinë, ajrin e pastër dhe bukurinë e Boges. Shtoji 30 minuta dhe mbërrin në Qafë Thore të Thethit. Je në krahë të shkurta, në mes të 3 metrave borë. Ke prap të nxehte, ndërkohë që rruga aty vazhdon të jetë e bllokume. Në kthim, mundesh edhe me u la në liqenin e Shkodrës, Bunë, Dri, Kir, Velipojë etj etj etj. Sa shumë mundësi ! Janë të rralla ato qytete në botë, ku ti futesh e lahesh në det, merr makinen dhe hala pa u tha mirë, ke mbërrit në alpe ku bora nuk asht shkri”, shkruan Zhivani në rrjetin social FB.

Dhe, pa u larguar nga tema në fjalë, turistiko-sportive, interesante janë komentet që i bëhen statusit të gazetarit Klod Zhivani, të cilët vijnë nga Irlanda dhe Kanadaja, aty ku dy figura të sportit shkodran, ish gjyqtari i kolegjumit të arbitrave të futbollit Shkodër, Bardh Maçi dhe ish futbollisti dhe ish trajneri kuqeblu, Ilir Dibra, jetojnë me familjet e tyre.

Bardh Maçi(Irlandë):  “Më kujtohet në 96-tën në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, erdhi një prof nga Italia dhe në diskutim e sipër në  koridoret e Universitetit tha: kam shetit tan botën, por qytet si Shkodra që i ka tana s’kam pa askund, liqen, lum, det e male.”

Ilir Dibra(Kanada):  ”Bardh Maçi, shumë e sakte. Më ka ndodhur edhe mua. Kur emigrova për në Kanada, mu desht të shkoja në shkollë për të mësuar Frengjisht dhe një ditë, pasi kishim si teme për të folur nga vendet që vishim, unë ja kam thënë që në qytetin tim kam lum, liqen, det, dhe bjeshkë dhe i shetis për një orë. Dhe, profesori më tha: pse ke ardhur këtu? Kjo është Shkodra!”

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img