Saturday, April 20, 2024

Futboll-Kategoria e Dytë Grupi A/ Java e 24-t, Shkumbini drejt së parës, Tërbuni siguron Play-Off-in

Lexo

Në javën e 24-t të Kampionatit Kombëtar të Futbollit-Kategoria e Dytë, për grupin A spikat fitorja Shkumbinit ndaj Ilirisë që e katapulton një kategori më lart, si dhe ajo e Tërbunit ndaj Gramshit, fitore kjo që i përfshin pukjanët në grupin e skuadrave të fazës Play-Off.

Për skuadrën peqinase të drejtuar nga ish futbollisti i njohur i kësaj skuadre, Lorenc Pashja, përballja me fushë-krujasit e Ilirisë ishte e një rëndësie të veçantë, pasi fitorja me rezultatin 3 me 0 i ka siguruar atyre kualifikimin një kategori më lart. Autorë të golave për Shkumbinin në këtë ndeshje ishin Lamçja 41′, Barbosa 72′ , Sulkja 88′. Kështu Shkumbini që kryeson Grupin A me 58 pikë siguron kalimin në Kategorinë e Parë, por që emri dhe tradita e kësaj skuadre është edhe për më shumë, kur kemi parasysh Shkumbinin e viteve më parë që konkuronte denjësisht në Superiore.

Fitore të rëndësishme në këtë javë ka regjistruar edhe Tërbuni i Pukës. Skuadra e drejtuar nga Edmond Dalipi mundi me rezultatin 2 me 0 Gramshin me gola të shënuar nga Keko 12, D.Miloti 90+1′. Me këtë fitore Tërbuni ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit me 45 pikë pas Sopotit me 52 duke u përfshirë në zonën fazës Play Off, dhe duke patur mundësinë e të luftuarit për kalimin në kategorinë e parë. Në ndeshjet e tjera të javës së 24-t për Grupin A, Valbona mundi Klosin 1-0, Luzi 2008 barazoi 2 me 2 me Sopotin, Mirdita u mund në fushën  e saj nga Bulqiza 2-4.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img