Monday, November 25, 2024

“Jasir Asani këtu ishte, por nuk e mori njeri”, Starova: Skuadra ishte në komandën e Silvinjos në Poloni

Lexo

Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për humbjen e Shqipërisë ndaj Polonisë në transfertë.

Starova nuk i kurseu superlativat për trajnerin Silvinjo, për të cilin tha se ka treguar përkushtim dhe ka zbuluar një lojtar si Jasir Asani. Sipas tij, skuadra ishte në komandën e trajnerit gjatë gjithë kohës.

Silvinjo e ka treguar përkushtimin. Është një nga format e tij, që do harmoninë në skuadër. E vlerësojmë maksimalisht përkushtimin e tij. Lupën e ka shumë të madhe. Ka zbuluar një lojtar si Jasir Asani, që është 27-vjeçar. Këtu ka qenë, por nuk e ka marrë njeri. Është zbulim në moshë të madhe.

E gjithë skuadra ishte në komandën e trajnerit. Ajo që pashë në Poloni, ishte se herë pas here, skuadra e kishte kokën te Silvinjo, për të marrë miratimin, nëse janë mirë apo jo. E gjithë skuadra bën atë që do trajneri.

Kisha dilema për mbrojtjen dhe portierin. Mihaj luajti në mënyrë të përsosur. Fitoi duelet dhe luajti si një titullar i rëndësishëm. Vështirësitë i kishim vetëm te goditjet standarde. Nëse vazhdojmë kështu mirë, atëherë duhet ta kthejmë kokën nga lojtarët.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img