Humbja me Poloninë, Xhixho: Nëse është loja, rezultatet do të vijnë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gazetari i sportit, Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për humbjen e Shqipërisë ndaj Polonisë në transfertë.

Xhixho u shpreh se loja e kuqezinjve jep shpresë për të ardhmen. Sipas tij, nëse loja e mirë vazhdon, do të vijnë edhe rezultatet.

Në futboll ato që llogariten janë rezultatet. Megjithatë ne mund të flasim për startin e epokës Silvinjo. Vijmë me 0 pikë nga Polonia. Nëse do vinim me 0 pikë dhe me një ndeshje të luajtur keq, gjërat për Silvinjon dhe stafin do ishin keq.

Mungonin disa lojtarë. Mënyra se si iu përshtatëm kundërshtarit dhe mënyra si u imponuam pjesën e dytë, të jep shpresë.

Japin shpresë edhe prurjet e reja në Kombëtare. Jep shpresë edhe mënyra sesi luajmë futboll. Disa nga futbollistët që kanë qenë në të dyja epokat, thanë se është hera e parë që luajnë futbollin e tyre dhe në sulm. Ajo që jep shpresë është loja e ekipit. Nëse është loja, pikët do të vijnë.

Stafi i Kombëtares ishte në zyrë që sot. Kemi një trajner që sot ka filluar punën për ndeshjet e qershorit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia B e nis me fitore sezonin e ri në Kategorinë e Dytë....

Vllaznia B-Tërbuni 1-0(Shënues:Tourai 36') Vllaznia B:Bunjaj,Pepnikaj,Papaj,Allele,Kubazi(Hajdari 65’),Spahija,Zaganjori(Hagrepi 90’),Turai,Zekaj,Aina,Halili(Hotaj 57’) Trajner:Brikeno Bizi Tërbuni:Marku,Dragoj,Zere,Andoni,Hyzellari(Dismei 63’),Petritaj(Kalemi 58’),Hidri(Lleshi 72’),Longcat,Feza(Torollari 72’),Sundai,Xhani Trajner:Xhynejt Çutra Gjyqtarë:Besnard Kaimi,Enes Ahmeti,Ilir Cani,Kejsi...
- Advertisement -spot_img