Jasir Asani është dëmtuar në ndeshjen me Italinë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u shkel nga Dimarko gjatë golit të dytë, ndërsa vendosi të vazhdojë lojën.
Tashmë mbetet për tu parë shkalla e dëmtimit. Kujtojmë se sfida e radhës është kundër Kroacisë më 19 qershor në Hamburg.
Asani mbulon pozicionin e vetëm ku Silvinjo nuk ka dublues të mirëfilltë. Shqipëria e humbi ndeshjen e parë me Italinë 2-1 në Europian dhe shpresat janë varur te Kroacia.
Sfida ndaj kroatëve do të jetë e dyta për kuqezinjtë në Europian. Djemtë e drejtuar nga Silvinjo do e mbyllin me Spanjën,më 24 qershor.
Fatos LAMAJ