Me ndeshjen e së mërkurës, Kukësi-Dinamo, takim ky i zhvilluar në “Elbasan Arena” që përfundoi me fitoren e e bluve me atë gol në limitin e sfidës shënuar nga Eni Imami është mbyllur java e 16-të e kategorisë Superiore. Një javë kjo që filloi të shtunën e kaluar të 15 janarit me dy çiftet, SKËNDERBEU-LAÇI 0-0 dhe TIRANA-VLLAZNIA 0-0, për të vijuar me të dielën, EGNATIA-PARTIZANI 0-3, KASTRIOTI-TEUTA 2-0, dhe për të përfunduar dje me KUKËSI-DINAMO 0-1.
Rezultate këto që mbajnë në fuqi kryesimin e Tiranës me 34 pikë, 6 më shumë se sa Kukësi dhe Laçi dhe tetë nga Vllaznia e vendit të katërt. Për të vijuar më aps me Partizanin 21 oikë, Teuta dhe Dinamo me nga 18 pikë, Skënderbeu dhe Egnatia nga 16 dhe në fund Kastrioti 11 pikë.
Ndërkohë, java e 17-të, e cila starton nesër me duelin e orës 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia-Egnatia është e programuar të luhet në katër ditë. Kështu, të shtunën luhen dy ndeshje, Partizani-Kastrioti dhe Teuta-Laçi, të dielen Kukësi-Skënderbeu dhe të hënën, derbi Dinamo-Tirana.