Thursday, April 25, 2024

“Nderi i Kombit” për ish trajnerin e atletikës, Feti Dizdari dhe 10 “Mjeshtër i Madh” për sportistët shkodranë, nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Lexo

11-të figura të shquara të sportit shkodran janë nderuar sot nga Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë një ceremonie të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak të qytetit të Shkodrës.

Në fakt, ceremonia e sotme ishte e ndarë në dy pjesë, ku në të parën kreu i shtetit Ilir Meta nderoi figura të njohura të artit shkodranë. “Nderi i Kombit”(pas vdekjes) për këngëtarin Shyqyri Alushi, si dhe më pas 7 “Mjeshtër i Madh” për Agron Dizdarin, Merita Smajen, Ramazan Çeken, Ilmi Kurtin, Nimet Salabegun, Adnan Balen dhe Mhill Çun Gjonaj(pas vdekjes).

Dhe, menjëherë pas sektorit të artit ka ardhur nderimi për përfaqësuesit e sektorit të sportit. “Nderi i Kombit” akorduar për ish trajnerin e njohur të atletikës, Feti Dizdari(pas vdekjes) ka qënë dekorata e parë që Presidenti i Republikës, Ilir Meta ia ka dorëzuar vajzës së tij, Didi Dizdari(Dibra). Ndërkohë, dhjetë titujt e tjerë “Mjeshtër i Madh” të fushës së sportit kanë shkuar për Artenca Tufin, Millojka Vason, Ismet Hoxhën, Selami Danin, Nikolin Qyrsaqin, Ferid Borshin, Fatmir Axhanin, si dhe Viktor Jubanin, Millan Vason dhe Artan Bushatin(pas vdekjes).

  1. “Nderi i Kombit”-Feti Dizdari(pas vdekjes)
  2. “Mjeshtër i Madh”-Artenca Tufi
  3. “Mjeshtër i Madh”-Millojka Vaso
  4. “Mjeshtër i Madh”- Ismet Hoxha
  5. “Mjeshtër i Madh”-Selami Dani
  6. “Mjeshtër i Madh”-Nikolin Qyrsaqi
  7. “Mjeshtër i Madh”-Ferid Borshi
  8. “Mjeshtër i Madh”-Fatmir Axhani
  9. “Mjeshtër i Madh”-Viktor Jubani(pas vdekjes)
  10. “Mjeshtër i Madh”-Millan Vaso(pas vdekjes)
  11. “Mjeshtër i Madh”-Artan Bushati(pas vdekjes)
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img