Saturday, November 22, 2025

Java e 7-të e kampionatit të vajzave nis me sfidën Teuta – Partizani, në Fier luhet dueli për kreun Apolonia – Vllaznia

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e shtatë e kampionatit të futbollit të vajzave nis sot me ndeshjen Teuta – Partizani, që do të luhet në orën 13:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Një duel i fortë mes dy skuadrave që kanë bërë mirë në këtë edicion. Teuta ndodhet në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Partizani në vendin e pestë me 9 pikë.

Të shtunën janë programuar dy takime të tjera të javës së shtatë. Ndeshja Gramshi – Atletik Klub do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa në Fier, në orën 14:00, do të luhet përballja Apolonia – Vllaznia.

Vllaznia kryeson kampionatin me 15 pikë, ndërsa Apolonia renditet e dyta me 13 pikë. Një sfidë direkte për kreun e tabelës mes dy ekipeve pretendente.

Java e shtatë do të mbyllet të hënën me ndeshjen Egnatia – Kinostudio, që do të luhet në orën 14:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img