Saturday, September 21, 2024

Java e dytë e Abissnet Superiore fillon me çiftin Dinamo-Laçi, vetëm barazim 1 me 1

Lexo

Superiorja e futbollit shqiptar filloi me duelin, Dinamo-Laçi, takim ky i luajtur mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Elbasan Arena”. Një ndehsje që i kishte të gjitha, luftën e fortë sportive, emocionete golave, sidomos ai në limitin e ndeshjes nga miqtë të cilët barazojnë rezultatin në 1 me 1. Një ndeshje që pati jo pak punë edhe sistemi VAR, të cilit iu desh jo pak punë për të akorduar, por edhe për të anoluar gola.

Në fushë përplaset eksperienca përballë dëshirës, por miqtë e humbasin shpejt superioritetin dhe prej minutës së 21-të, është Dinamo që merr frenat e lojës në dorë.  Deliu provon nga jashtë zone në të 21-tën dhe me tej sheh skuadrën e tij të struket në gjysmëfushën e vet. Sulmuesi Nigerian, Cinedu vendos në panik mbrojtjen kundërshtare, dhe veçanërisht Malotën, blutë janë efektiv me Ibraimin që vendos në provë Sherrin nga distancë, kurse më tej sistemi VAR i mohon golin skuadrës së Shkëmbit në atë që mund të konsideroht si vendimi i parë i dyshimtë në këtë sezon. Shofranac shënon me kokë por goli anullohet për pozicon jashtë loje.

Me këtë aksion mbyllet fraksioni i parë, ndërsa i dyti nis me Laçin që nuk pajtohet me rezultatin dhe Gundi apo Zarubica i afrohen barazimit, ofensivë që gjithsesi përfundon pas autogolit të Shehut. Mesfushori devijon keq me kokë krosin e Isaevskit dhe i jep avantazhin e merituar Dinamos. Kryesojnë kryeqytetasit por Laçi nuk stepet, Guindo shperdoron rast ideal në të 58-ën, pa mundur do të mposhtë gardianin Harizaj.

Dinamo tërhiqet në gjysmëfushën e vet dhe pret sulmet e Laçit për rreth 20 minuta, provojnë Shehu dhe Mazrekaj, i futur në pjesën e dytë, sinjale këto që zgjojnë Shkëmbin, që hedh në fushë Maliqin dhe Bardin per Siljanovckin dhe Mihana. Ka minutash edhe për talentin nga Mali, Samake që shpërdoron në të 79-tën aksionin pasi më parë ishte Bardhi që nuk mundi  shfrytëzojë hapësirën. Laçi nuk dorëzohet dhe provon deri në fund, deri kur Roganovic lëshon një predhë në hyrje të zonës që mposht Harizajn.

Ka anth tek laçianet pasi goli do te rishihej për më shumë se 3 minuta në sistemin VAR, por në fund kryesori vendos ta konsiderojë të rregullt.  Mbyllet 1-1 mes polemikash dhe nervash, por në fund Dinamo tregon provë force dhe shuan kurreshtjet e zërave që nuk e kosnideronin test të vërtet Kastriotin. 2 ndeshje, 4 pikë, aspak keq, në krahun tjetër Vukicevic ka ende shumë punë përpara.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img