Saturday, May 18, 2024

Basketboll Meshkuj-Vllaznia fiton miqësoren në transfertë me Kamzen 72-84

Lexo

Vllaznia e koshit vazhdon përgatitjet për sezonin e ri të basketbollit. Miqësorja e luajtur mbrëmjen e djeshme në pallatin e sportit të Kamzës përballë skuadrës vendase ishte një test në prag të fillimit të kampionatit.

Siç është me dije edhe më herët, drejtuesit e KB Vllaznia me president Alban Xhaferin kanë qënë aktiv në merkato duke bërë të mundur fomatimin krejt ndryshe të skuadrës në krahasim me një sezon më aprë, që për hirë të së vertetes, kuqeblu nuk patën një përformancë pozitive.

Firma më e spikatur ishte ajo e trajnerit Nikola Milatoviç, trajneri që fitoj çdo trofe të koshit shqiptar sezonin e shkuar dhe që vjen në Shkodër të drejtoj kuqeblute e koshit në sezonin e ri në përmbushjen e objektivit për fitimin e titullit të 10. Në vijim, skuadra u përforcua edhe me malazezin Nikola Rakoçeviç, që vjen nga ekipi All Stars i Malit të Zi, si dhe amerikanët Rodney Bullock dhe Bryce Cashman.

I gërshëtuar edhe me elementin cilësor shkodran, pjesë e trë cilëve janë edhe të rinjtë e talentuar që premtojnë për të ardhmen, Milatoviç e provoi skuadrën e tij në miqësoren ndaj Kamzës. Takim ky që e ka lënë të kënaqur teknikun kuqeblu, jo vetëm që Vllaznia e fitoi krejt ndeshjen me rezultatin 72 me 84, por edhe për vetë lojën cilësore që shfaqën në fushën e fushën e lojës. Për t’u theksuar në këtë ndeshje është se mes të rinjëve kuqeblu, një figurë shumë të mirë sportive bëri i riu Gjeçaj, djali i ish basketbollistit të njohur shkodran dhe trajnerit të Vllaznisë për femra, Bledar Gjeçaj.

Buttler, Cashman, Memçaj, Rakaj, Rakoçeviç, Bekteshi, Faslija, Shabani, Kruja, Gjeçaj ishte formacioni me të cilin luajti Vllaznia në këtë miqësore, ndërkohë që jashtë fushe ishte Robert Shestani i dëmtuar. Që nga fillimi dhe deri në mbyllje të takimit, Vllaznia ishte superiore. Kështu fiton pjesën e aprë me rezultatin 35-39. Më pas vijon të udhëheqë në rezultat 57-64, ndërkohë që i gjithë takimi mbyllet me shifrat 72 me 84 në favor të Vllaznisë.

Miqësoren në fjalë e ndoqën nga afër edhe sekretari i përgjithshëm i KB Vllaznia, Blendi Dibra nën shoqërinë e sekretarit të përgjithëshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, të cilët në një prononcim të shkurtër për Veriu Sport, përcollën vlerësime pozitive për paraqitjen e Vllaznisë në këtë ndeshje, gjë e cila jep pritshmëritë e duhura për të qënë pretendente për fitimin e trofeut që është edhe objektivi kryesor i drejtuesve të klubit kuqeblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img