JAVË E RËNDËSISHME PËR FSHF-NË, ORGANIZOI ME SUKSES DY MBLEDHJE TË UEFA-S NË TIRANË

Java që lamë pas ishte një nga javët më të rëndësishme për Federatën e Futbollit, që organizoi me sukses dy mbledhje të një niveli shumë të lartë: mbledhjen për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale (SES) dhe një mbledhje të Komitetit të Medias së UEFA-s.

Dy organizime të shkëlqyera dhe që u pritën shumë mirë edhe nga përfaqësues të UEFA-s që zbarkuan në Tiranë që më 28 nëntor.

Fillimisht, menaxherët e 55 federatave anëtare të UEFA-s, të cilët janë të angazhuar angazhuar në hartimin dhe implementimin e strategjisë së përgjegjësisë sociale, me në krye Michele Uva-n, Drejtori i UEFA-s për Qëndrueshmërinë Sociale dhe Mjedisore, u mblodhën në Tiranë ku diskutuan pika të ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet mjedisore dhe përgjegjësinë sociale. Një mbledhje që nisi pasditen e 28 nëntorit në “Air Albania” e përfundoi të mërkurën e 30 tetorit e që arriti objektivat e saj.

Më 1 nëntor, Komiteti i Media-s së UEFA-s u mblodh në “Shtëpinë e Futbollit”, ku organizoi mbledhjen e saj të radhës nën drejtimin e kryetarit të saj, Armand Duka. Një mbledhje e organizuar nga FSHF, në bashkëpunim me përfaqësues të UEFA-s dhe anëtarë të Komisioneve të Mediave të federatave të tjera europiane.

Në këtë mbledhje u diskutuan strategji për promovimin e futbollit në nivel europian, si edhe planet e komunikimit për finalet e Euro 2025 për vajza. Ndër të tjera u diskutuan edhe disa nga fushatat kryesore të UEFA-s si “Bëhu Arbitër”, “Futbolli për të gjithë”, “Trajnohu, Shpëto Jetë”, të cilat kanë si qëllim të rrisin ndërgjegjësimin dhe përfshirjen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu