Sunday, May 19, 2024

Jehona e kualifikimit të Shqipërisë në mediat botërore

Lexo

“TYC” në Argjentinë dhe “Ogol” në Brazil shkruajnë për suksesin e kuqezinjëve

Nga Amerika e Jugut deri pranë brigjeve të detit Adriatik. Kualifikimi i Shqipërisë për në kampionatin Europian ka bërë jehonë në mediat më të rëndësishme botërore. Tejathera sport në Argjentinë, ka vendosur si titull: Shqipëri bën histori në Europë me ndihmën e një trajneri brazilian dhe Pablo Zabaleta si ndihmës.

Ogol në Brazil shkruan: Sylvinho drejton Shqipërinë drejt kualifikimit historik në Kampionatin Europian. Në Europë, gazeta më e rëndësishme në Spanjë si AS shkruan: Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri: mrekullia e re e Sylvinho-s.

Në Itali, Goal Italia dhe TuttomercatoWeb i kanë dhënë hapësirë kualifikimit të Shqipërisë. Si Shqipëria u kualifikua për në Europian? Besim dhe grup i bashkuar shkruan Goal Italia. Shqipëria në Kampionatin Evropian, 8 vite më pas. Në Moldavi vjen pika e nevojshme,  shkruan TuttomercatoWeb. Në Turqi, futbol ka vendosur në faqe të parë: Sukses historik nga Shqipëria, barazon 1-1 me Moldavinë në grupin E.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img