Wednesday, November 19, 2025

Jo vetëm Rusta për Spanjë-San Marino, UEFA i beson një tjetër ekipi gjyqtarësh shqiptarë. Juxhin Xhaja kryesor, Zalla, Avdo, Jorgji do të gjykojnë sfidën Lihteshtein-Uells

Lexo

- Reklamë -spot_img

Viti 2025 duket se është viti i gjyqtarëve të futbollit shqiptar, pasi institucioni i UEFA-s ka caktuar sistematikisht trupa të arbitrave shqiptar për të gjykuar në ndeshjet ndërkombëtare.

Pak më herët bëmë të ditur për Veriu Sport që arbitrja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA të drejtojë ndeshjen Spanjë U-21-San Marino U-21,e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Shqipëri-Serbi 2027”,ku së bashku me të janë Ilir Tartaraj dhe Xhuljo Mani si asistent ndërkohë Andi Koçi në rolin e arbitrit të katërt.

Ndërkohë,një tjetër trup arbitrash shqiptarë është caktuar të gjykojë një ndeshje ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për sfidën Lihteshtein-Uells,të cilën do ta gjykojë një ekip arbitrash shqiptarë.

Kështu Arbitër kryesor është caktuar Juxhin Xhaja,ndërsa asistentët e tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo,Enea Jorgji është emëruar në rolin e arbitrit të katërt.

Në sistemin Var është caktuar Angelos Evangelu nga Greqia duke pasur në Avar arbitrin tjetër shqiptar Kreshnik Barjamaj.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img