Sunday, December 22, 2024

Josa analizon barazimin me Kukësin: Goli i pastër, isha i qetë

Lexo

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi ndaj Kukësit.

Josa analizoi ndeshjen, ndërsa u ndal edhe te goli i barazimit që shkaktoi polemika, ku tha se ishte i pastër.

Pavarësisht se u goditëm nga këmbët tona, mund të them se ne në ato momente, duhet të merrnim veten më shpejt. E dhuruam golin. Duhet të kishim vertikalizim më të mirë të lojës nga mesfushorët.

Nuk mund të them se jam i kënaqur me barazimin, por duhet të ishim më të qartë.

Në krahun e majtë me Limën, kur kishim bllok të kundërshtarit., blloku bëhej shumë lart dhe detyrohej të kthehej me shpinë nga porta kundërshtare. Kjo na penalizoi pak, sepse nuk shkonte të përfundonte aksionet me krosim ose penetrim në zonën e kundërshtarit.

Nuk mund të them se ka faj vetëm Kryeziu, por është edhe mënyra e pasimit dhe distanca. Mënyra e mbështetjes së këtij lojtari kur ka topin shoku. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përparimin e lojës.

Arbitri e anuloi golin. U pa në VAR nëse ishte apo jo faull? Nuk ka mundësi në një goditje të tillë të jetë faull, sepse lojtari e goditi pastër dhe nuk e di nëse kishte goditje. Mua mu duk gol i pastër dhe isha i qetë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img