Saturday, July 27, 2024

Superiore, java e 18-të. Barazim në derbin verior, Laçi-Kukësi

Lexo

Laçi-Kukësi 1-1(Sobovejll 87’/Rivas 1’)

Laçi:Dajsinani,Kurti,Dajko,Silva,Lima,Kryeziu(Bibo 72),Syla(Qato 46),Mjaki(Barjamaj 67),Myrta,Melo,Sobovejll Trajner:Mirel Josa

Kukësi:Tafas,Reçi,Lamçe,Zhongo,Murati,Fejzaj,Momoh(Lala 44),Mota,Salami,Rashiti(Najara 60),Rivas(HiIaj 86) Trajner:Stavri Nica

Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Egin Doda(Tiranë),Edlir Malo(Lushnje),Daniel Vrapi(Tiranë) Var:Eldorjan Hamiti(Lezhë) Avar:Ilir Tartaraj(Fier) Delegat:Besnik Çela(Tiranë) Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)

Nuk ka fitues në derbin e Veriut mes Laçit dhe Kukësit teksa 90 minutat prodhuan një barazim me rezultatin 1-1. Një rezultat i cili mund tu qëndrojë pak ngushtë verilindorëve duke qenë se kaluan në avantazh që në minutën e parë me Rivas.

Ky i fundit rrëmbeu një top pranë zonës së kurbinasve dhe mposhti portierin Dajsinani. Miqtë e kontrolluan më pas ndeshjen dhe qëndruan në avantazh deri në minutën e 84 kur Sobovejll ndëshkoi portierin Tafas me një gjysmë kthesë brenda zonës.

Por goli pati nevojë për konfirmimin e VAR që vonoi pak por në fund goli i sulmuesit të Laçit u konfirmua. Minutat e mbetura ishin të pamjaftueshme për të ndryshuar sërish rezultatin që mbeti i barabartë 1-1. Pas kësaj ndeshje Laçi mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë ndërsa Kukësi renditet i teti me 19 pikë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img