Wednesday, March 4, 2026

Josa: “Nuk erdhëm në Shkodër për të humbur ndeshjen. Gabimet tona nuk na lejuan të ishim në lojë deri në fund”

Lexo

- Reklamë -spot_img

KF Bylis u eliminua nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes 1–2 ndaj KF Vllaznia në stadiumin “Loro Boriçi”. Pas ndeshjes, trajneri Mirel Josa foli për mediat, duke theksuar arsyet që çuan në këtë humbje:

“E patë si shkoi ndeshja, normalisht që nuk erdhëm në Shkodër për të humbur ndeshjen. Erdhëm për të pasur gjendjen tonë sportive më të mirë për ndeshjen me Vorën.

Ju e patë që shumë lojtarë të cilët mund të jenë edhe në formacion i kisha aktivizuar që në fillim sot. Për mua, skuadra duhet të ketë vazhdimësi. Por për të folur për ndeshjen pastaj, janë shumë gjëra që nuk na lejuan, qoftë Vllaznia, qoftë gabimet tona, nuk na lejuan që të ishim në lojë deri në fund.

Goli i barazimit na dha shtysë, por para kishim rast të pastër për të kaluar në avantazh në pjesën e parë. Kështu janë këto ndeshje Kupe, por rezultati i parë në Ballsh ishte një farë penalizimi për ne.

Mbijetesa? Ne po mundohemi për të, të shohim si do të kemi gjendjen e futbollistëve deri në fund. Por mua më intereson gjendja e tanishme. Ndeshja me Vorën është shumë e fortë, mendoj se përveç ndeshjes me Vorën do të shihen edhe rakordimet e tjera të rezultateve të tjera të ekipeve që janë, kështu që vështirësitë janë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img