Vllaznia do të luajë nesër ndeshjen e fundit per këtë sezon, kundër Kastriotit në transfertë. Skuadra shkodrane do të tentojë të marrë një fitore për të shpresuar te pjesëmarrja në Europë.
Në konferencën për shtyp ka dalë para mediave trajneri Mirel Josa. Tekniku i shkodranëve para gazetarëve ka thënë:
“Normalisht që çdo skuadër dëshiron ta fitojë ndeshjen, por ne kemi një motiv më shumë për ta fituar atë duke pasur parasysh faktin që është fundi i kampionatit dhe duam të arrijmë objektivat tona. Në varësi edhe të ndeshjes së kaluar me Egnatian, do të shohim si do të jetë skuadra dhe më pas do të shkojmë për ta përmbyllur kampionatin me rezultatin e duhur.
Nuk e kemi aspak mendjen se çfarë do të bëjnë rivalët tonë. Kuptohet që jemi të fokusuar maksimalisht te ndeshja me Kastriotin. Duhet të shohim vetëm punën tonë dhe të mos mendojmë se çfarë bëjnë ata. Kuptohet që duhet të luftojmë fort me erën dhe jo vetëm atë që kemi përballë sepse ndonjëherë më e keqe është ftohja pas shpine. Ne do të bëjmë punën tonë dhe shpresoj që t’ia dalim sepse do të ishte një plus shumë i madh dhe për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit”.
Ndeshja Kastrioti – Vllaznia do të luhet nesër në orën 17:00, në stadiumin e Kamzës.