Sunday, November 24, 2024

Josa: Për të fituar duhej të rrezikonim më shumë në sulm. Erzeni-Laçi, 0-0

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Laçit, Mirel Josa, pas ndeshjes, Erzeni-Laçi, 1-1

Pas ndeshjes Erzeni-Laçi, e mbyllur në barazim, 0 me 0, ka flolur për MCN TV, trajneri i kurbinasve, Mirel Josa. “Flasim për një ndeshje e cila ishte e luftuar nga të dy skuadrat, si të gjitha ndeshjet. Duhej të kishim qenë pak më të vëmendshëm në pjesën e parë, sa i përket organizimit të sulmit. Kishim vështirësi se mbroheshin me 5 lojtarë dhe Erzeni mundohej të na kapte me kundërsulme, jo me sulme të organizuara, apo ndërrime krahësh. Ndaj mbrojtësit e krahut, Kurti e Qato, ishin në lartësinë e duhur sa i përket pjesës së parë. Në pjesën e dytë u munduam por duhej të ishim më të shpejtë në lëvizje topi në mesfushë, nuk bëmë zgjidhjet e duhura dhe i jepnim kohë kundërshtarëve. Koha e pasimit duhej të ishte më e shpejtë dhe hyrja në zonë duhej në kohën e vendin e duhur. Ky ishte problemi. Kur erdhën 5 apo 10 minutat e fundit të lojës, në ato momente unë personalisht nuk desha të rrezikoja të gjitha si rreshtimin, apo për të hedhur forcë tjetër sulmuese. Por diferenca u bë komplet në pjesën e parë e cila për mendimin tim nuk ishte edhe aq e mirë për ne, se përveç topit të kthyer nuk zotëruam shumë topa në mesfushë që të dilnim shpejt përpara.

Nuk është problemi vetëm te rruga e rrjetës, por zgjidhjet që duhet t’i japim ne për të shkuar te rruga e rrjetës. Duhej të kishim më mirë mbështetje, kur shkonte topi në krah që të godisnim nga jashtë zonës, goditëm një herë me Ujkën në pjesën e parë por nuk është e mjaftueshme.

Unë sidomos në 10 minutat e fundit jam përherë shumë i kujdesshëm se aty ku do të marrësh maksimumin, mundet edhe ta pësosh. Në 10 minutat e fundit më tepër është frika. Aty filluam të futeshim në disa momente edhe ne panik që po fitonte topin edhe ekipi kundërshtar. Kur shkon loja deri në 10 minutat e fundit, pastaj unë personalisht nuk i rrezikoj të gjitha.

Tresa është një lojtar i cili ka treguar edhe para se të vijë në skuadër, e njihja personalisht, ka treguar diçka pozitive për skuadrën, ka dhënë pozitivitet. Fati i keq që u dëmtua. Por ne nuk mund të varemi vetëm te një lojtar, sepse edhe ai është i ri, ka kohë për të ngritur nivelin e tij. Por në atë pozicion, sidomos në të djathtën kemi Barjamajn i cili ka cilësi si lojtar, por për mendimin tim në momente të caktuara, ka luhatje të mëdha. Kemi vendosur një mbrojtës krahu si Mjaki, të cilin e kisha pozicionuar për problemet e krahut më tepër”, tha Josa për “MCN” pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img