Tuesday, November 5, 2024

Futboll Femra-Liga e Kombeve-Shqipëria mundet në transfertën e Irlandës

Lexo

Irlandë-Shqipëri  5-1 (Shënuese: Katie McCabe 3’, Kyra Carusa 56’, 59’/Megi Doçi 7’, McCabe 26’, 81’))

Formacioni i Shqipërisë: Rexhepi, Curraj, Hila, Maliqi, Metalla, Franja, Gjini, Berisha, Krasniqi, Doçi, Maksuti. Trajner: Armir Grima

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka luajtur mbrëmjen e së premtes ndaj Republikës së Irlandës, ndeshja e dytë në grupin B1 të Ligës së Kombeve (Women’s Nations League). Sfida e luajtur në stadiumin “Tallaght” të Dublinit përfundoi me fitoren e vendasve të Irlandës me shifrat 5-1.

Trajneri i Shqipërisë, Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion titullar: Rexhepi, Curraj, Hila, Maliqi, Metalla, Franja, Gjini, Berisha, Krasniqi, Doçi, Maksuti.

Irlanda kaloi shumë shpejt në avantazh me anë të Katie McCabe, e cila pasi mori një top në zonë, goditi saktë me të majtën dhe e dërgoi topin në rrjetë. Shqipëria reagon shpejt dhe në minutën e 7-të pas një krosimi të Currajt në zonë është Megi Doçi e cila arrin të shënojë pas një veprimi të bukur, duke baraspeshuar momentalisht shifrat në 1-1.

Gjithsesi në minutën e 26-të Irlanda arrin të kalojë sërish në avantazh me McCabe, ndërkohë që deri në fund të pjesës së parë rezultati mbetet 2-1, pavarësisht se vajzat kuqezi tentojnë disa herë të godasin portën e irlandezeve në kërkim të golit të barazimit.

Në pjesën e dytë vendaset janë sërish në kërkuese në fushë, ndërkohë që trajneri Grima bën zëvendësimin e parë duke futur në lojë sulmuesen Mimoza Hamidi për Mikaela Metallën. Në minutën e 56-të është Kyra Carusa e cila realizon golin e 3-1 pas një asisti të McCabe.

Në minutën e 59-të përsëritet i njëjti kombinim me Carusan që shënon edhe golin e katërt, ndërsa në minutën e 81-të është McCabe që fikson rezultatin përfundimtar në 5-1, duke shënuar tregolëshin personal. Në minutat e mbetura Shqipëria e vajzave përpiqet të ngushtojë diferencën e golave përballë skuadrës më të fortë të grupit, por pa sukses.

Aktualisht Kombëtarja shqiptare renditet në vendin e katërt të grupit me 1 pikë pas tre ndeshjesh në Ligën e Kombeve për vajza, ndërkohë që më datën 31 tetor do të luajë në “Loro Boriçi” të Shkodrës ndeshjen e radhës, sërish ndaj Republikës së Irlandës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img