Rikthimi i José Mourinho-s në Portugali nuk ka zhgënjyer redaktorët e medieve të ndryshme pasi fjalët e thëna nga trajneri kanë qenë të bujshme.
Në fjalën e tij trajneri portugez u mundua që të saktësonte se rikthimi te Benfica ishte diçka e natyrshme ndërsa periudha që kaloi në Stamboll ku stërviti Fenerbahçen nuk mund ta konsideronte si e tillë.
“Me rikthimin tim te Benfica them se rikthehem në një klub që është në nivelin tim, ndërsa te Fenerbahçe nuk mund të them të njëjtën gjë si në aspektin kulturor edhe në atë futbollistik”, ishin fjalët e Mourinho-s.