Juventus preferon Lewandowskin. Përfaqësues të klubit bardhezi ndoqën nga afër kapitenin polak në përballjen ndaj Shqipërisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Përfaqësues të klubit bardhezi fluturuan drejt Varshavës për të ndjekur ndeshjen, ku sulmuesi polak shënoi golin e parë ndaj Shqipërisë

Në tribunën e “PGE Narodowy”, ku Shqipëria u mund 2-1 nga Polonia, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Juventusit. Ata ndoqën nga afër sulmuesin e Polonisë dhe Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili shënoi golin e barazimit. Një blitz që vjen pas sondazheve të javëve të fundit nga klubi bardhezi për 37-vjeçarin.

Për Juventusin është koha e vlerësimeve, ende jo e zgjedhjeve përfundimtare. Administratori Damien Comolli paralelisht po bisedon për rinovimin e Dushan Vlahoviç, por ka edhe një flirt me ish-juventinin Randal Kolo Muani (i huazuar te Tottenham, por në pronësi të PSG).

Klubi bardhezi kërkon të ketë një kuadër të qartë për një bomber ekspert për sezonin e ri. Prandaj dhe bëri këtë vizitë të papritur në Poloni. Lewandowski ka shënuar 16 gola këtë sezon me Barcelonën, 42 sezonin e kaluar. Me Borussia Dortmund (103), Bayern (344) dhe Barcelona (117) ka realizuar 564 gola. Numra të jashtëzakonshëm dhe jo rastësisht polaku konsiderohet një nga “killerat” e zonës për 15 vitet e fundit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img