Monday, December 9, 2024

K.F. Shkodra, me dy lojtarë në Kombëtaren U15. Erion Vajushit, i shtohet edhe talenti Regis Sukaj

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit, grumbullon në mesjavë ekipin kombëtar të moshës U15 në kuadrin e zhvillimit të ndeshje miqësore ndërkombëtare. Pjesë e listës së kësaj skuadre janë edhe dy futbollistë të talentuar të Klubit të Futbollit Shkodra.

Bëhet fjalë për Erion Vajushin, i cili në fakt ka qënë edhe më herët pjesë e kësaj kombëtareje, ndërkohë që këtë radhë është veshur kuqezi edhe një tjetër pjesëtar i KF Shkodra, Regis Sukaj.

Që të dy janë mbiemra të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, kur kemi parasysh Armando Vajushin dhe Xhevahir Sukajn.

Për Regis Sukajn, përfshirja në KF.Shkodra është që në moshën 6 vjeçare nën drejtimin e  tranierit Rudi Piraniqi dhe ecuria e tij gjatë këtyre viteve ka qënë me parametra shumë optimal.

Trajneri i tij Rudi Piraniqi, thotë se Regis Sukaj, është një ndër futbollistët që po bën paraqitje shumë të mirë me ekipin U-15 të Klubit Futbollit Shkodra. Së bashku me Erjon Vajushin, Arjen Pacaj dhe shokët e tjerë të ekipit,  renditet në vend të dytë të kampionatit të moshës U-15.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img