Friday, September 20, 2024

Kalçeto-Rajoni Shkodër/45 gola në javën e dytë, kryeson “Air Albania” me 27 pikë

Lexo

Bollëk golash ka prodhuar java e dytë e fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit amator 5×5 për Rajonin e Shkodrës. Kanë qënë plot 45 gola të shënuar në këtë javë, ku numrin më të madh e ka marrë ndeshja Panters-Vllaznimi, e cila është mbyllur në barazim 9-9.

Për tu theksuar në këtë javë është fitorja e ekipit Air Albania, e cila mundi ekipin e Shqiponjës me rezultatin 7-3. Me këtë fitore, Air Albania shkon në kuotën e 27 pikëve duke kryesuar e vetme kampionatin e Rajonit të Shkodrës. 10 gola gola ka prodhuar prodhuar sfida Olimpik-Guri i Zi, ndeshje kjo e fituar nga gurazezët me rezultatin 4-6, ndërkohë që Machestër mundi Don Boskon me rezultatin 6-1.

Rezultatet e Javës së Dytë:

Shqiponja – Air Albania  Kalçeto “Gur i Zi”, 3-7

Panters – Vllaznimi Kalçeto “Lici”, 9-9

Gur i Zi – Olimpik , Kalçeto “Gur i Zi”, 6-4

Don Bosko – Manchester  Kalçeto “Lici”, 1-6

Renditja pas javes së 2 , faza 2 :

  1. Air Albania 27 pikë
  2. Panters 17
  3. Manchester 15
  4. Don Bosko 12
  5. Shqiponja 12
  6. Vllaznimi 10
  7. Gur i Zi 10
  8. Olimpik 3
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img